Teksa zhvillohej loja ku banorët duhet të qëndronin në kuti, ka nisur një debat në formë shakaje mes Donaldit dhe Beatrix.
Ata po qëndronin pranë njëri-tjetrit dhe Donaldi filloi të shtynte Beatrix. Ndërsa kjo e fundit po bënte rezistencë dhe i thoshte se ishte acarues, Donaldi filloi ta pështynte.
Beniada i tha se të njëjtën gjë i bëri dhe asaj dhe shkoi ta ndihmonte që të ‘shpëtonte’ nga Donaldi.
Donald: Më ke zënë rrugën si plesht i vogël.
Beatrix: Unë plesht?
Donald: Plesht acarues, ik andej.
Beatrix: Të duket vetja i fortë. Ik debil, do të të rrah idiot, mbaje mend do të të bëj zbor, nuk ke për të fjetur gjumë gjithë natën. Acarues i keq.
Beniada: Çfarë të bëri?
Beatrix: Më lau jeta, më lau surratin.