Situatë e tensionuar te Bayern Munchen. Ndërrimi i trajnerëve, eliminimi nga Kupa dhe humbja e rëndë 3-0 përballë Mançester Siti në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve në pak ditë ka bërë që te Bajern Mynih të mos mbajnë më nervat. Klubi duket në kolaps të plotë sa i përket menaxhimit të situatave dhe kjo duket qartësisht nga ajo që ka ndodhur pas sfidës, pasi mediat gjermane kanë zbuluar se ka pasur grushte mes dy lojtarëve.
Sipas “Bild”, Sadio Mane nuk ka mbajtur dot nervat në mbyllje të ndeshjes dhe ka goditur me grusht në fytyrë Leroi Sane në dhomat e zhveshjes, pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit. E përditshmja gjermane bën të ditur se shkëndijat mes dy lojtarëve nisën në fushën e lojës.
Në minutën e 83-të, kur Mane vendosi të hapej në krah në një aksion që nuk përfundoi në mënyrën e duhur, të dy futbollistët nisën të debatonin në fushë, duke shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin, pasi gjermani e kritikoi për veprimin që kishte bërë.
❗ There was a big bust-up between Sadio Mané and Leroy Sané last night. Both had an argument on the pitch. After the final whistle, Mané complained about how Sané spoke to him on the pitch. Suddenly the Senegalese attacked Sané and hit him in the face (on the lip) [@BILD] pic.twitter.com/xnnPa0kKi6
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 12, 2023
Gjërat nuk mbaruan aty, pasi me t’u mbyllur sfida, Mane e kritikoi shokun e skuadrës për fjalët që i kishte thënë në fushë. Ai u nervozua aq shumë saqë “i ka dhënë një goditje në buzë” Sane në përplasje e sipër mes tyre në dhomat e zhveshjeve, siç tregon “Bild”. Një situatë e jashtëzakonshme që tregon edhe një herë kaosin që ka mbërthyer klubin në pak ditë dhe se Kahn e Salihamixhiç nuk kanë praktikisht asgjë nën kontroll në këto momente.