Protestuesit çajnë gardhin e policisë dhe bllokojnë autostradën Durrës-Tiranë, si shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve.
Policia ka marrë disa protestues dhe i ka shtrirë në tokë. Në ndihmë kanë ardhur dhe forca të tjera policie.
Për të tretën ditë radhazi mbahet protesta kundër rritjes së çmimeve edhe në Durrës. Burime për Noa.al bëjnë me dije se qytetarët kanë marshuar deri në hyrjen e atuostradës Tiranë-Durrës me qëllimin për ta bllokuar, por nuk janë lejuar nga policia.
Haxhiaj raportoi se edhe pse policia ka proceduar 50 qytetarë sot protestës i janë bashkuar edhe studentët. Me thirrjet “Hape rrugën”, “Mos na provokoni”, protestuesit kanë vijuar protestën e tyre dhe kanë provuar të bindin policinë t’iu bashkohet.