Plas keq në emision, ish-zv.ministri grusht sade me anëtarin e Partisë (VIDEO)

Duhet të ishte një debat televiziv mes dy politikanëve në Moldavi, por ka përfunduar në një sherr me grushte dhe mundje.

Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa akuzave mes njeri-tjetrit.

Situata u agravua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat, i cili iu kthye me grushte e më pas e shtriu në tokë.

Duke qenë se emisioni ishte “LIVE”, e gjithë skena u pa nga teleshikuesit, teksa ra në sy indiferenca e të ftuarve të tjerë që nuk ndërhynë për t’i ndarë.

Pas sherrit dy politikanët i dhanë dorën njeri-tjetrit. Një ditë më pas, Tofilat kërkoi falje publike përmes një postimi në rrjete sociale.

 

 

 

 

Author: admin