Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Juliana Nura kishin mbrëmjen e sotme një përplasje në post Big Brother VIP Kosova.
Ato debatuan për mosmarrëveshjet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi ku vazhdimisht janë konfliktuar me njëra tjetrën.
Shota u shpreh e lumtur që Stresi fitoi dhe jo Xhuli, madje kësaj të fundit iu drejtua duke i thënë se ka pasur pretendime që të bëhet fytyrë promovuese e një kompanie ndërkombëtare, por u bë imazhi i një kompanie të miellit.
“Ti s’e ke fituar çmimin, ke pasur pretendime për të qenë në një reklamë ndërkombëtare, por përfundove në paketim të miellit”, i tha Shota-Xhulit.
Kujtojmë se Xhuli në natën finale fitoi një kontratë një vjeçare bashkëpunimi me një kompani mielli.