Në emisionin e sotëm “Më lër të flas” në Top Channel ishte i ftuar Ermal Mamaqi. Donaldi dhe Romeo i kërkuan këtij të fundit të merrte në videocall Ilir Shaqirin duke ditur shoqërinë mes tyre.
Ermali e mori, por Iliri nuk po ia hapte. Ndërkohë menjëherë më pas i telefonoi Donaldi, me të cilin ishin dy konkurrentët që u përballën kokë më kokë për fitoren e edicionit të parë të Big Brother Vip.
Donaldit, balerini ia hapi menjëherë dhe kjo shkaktoi të qeshura të mëdha në studio me Ermalin që shprehej i indinjuar që nuk ia hapi atij.