Plagosja e mistershme e Vinçens Pirolit në Shkodër, policia arreston kushëririn e tij dhe 34 vjeçarin në spital. Pse akuzohen

Arrestohen nga policia Vinçens Piroli, i plagosur në mënyrë misterioze në datën 3 janar në Shkodër dhe kushëriri i tij Marjan Marku.

Sipas bluve, kushëriri i të plagosurit Marjan Marku, më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin Vinçens Piroli, dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.

Ndërsa i plagosuri Piroli, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi nga policia e Shkodrës

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:

Marjan Marku, 29 vjeç dhe Vinçens Piroli, 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Shtetasi Marjan Marku, më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin Vinçens Piroli, dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë.

Shtetasi Vinçens Piroli, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

DESHMIA

Nga frika se atentatorët do ta ndiqnin, Vinçens Piroli nuk ka shkuar në Spitalin e Shkodrës, por kërkoi ndihmë në spitalin e Lezhës.

Burimet thanë se Piroli ka deklaruar për policinë se shkoi në Spitalin e Lezhës pasi “aty ndihej i sigurt”.

Korrespondenti i “Panorama.al” raporton se ai është plagosur me tre plumba pistolete, një në shpatull dhe dy në brinjë. Gjendja e 34-vjeçarit paraqitet e rënduar pasi ai ka humbur shumë gjak.

Kujtojmë që 34-vjeçari me banim në fshatin Zhejë, Kurbin u dërgua nga Lezha në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.

“Panorama.al” mëson se Vinçens Piroli ka qenë në kërkim nga policia e Malit të Zi. Vinçens Piroli dhe shqiptari tjetër Dorjan Lala u shpallën në kërkim si të dyshuar për vrasjen e malazezit Momçillo Gjurishic. Dyshohet se ngjarja lidhet me hakmarrjen.

 

Author: morevesh