Në spektaklin me emrin “Përputhen” në Top Channel, është futur edhe një vajzë me emrin Laureta Zyba.
Ajo ka edhe motrën aty, por rezulton se ka një të shkuar të errët.
Sipas Indeksonline, Laureta ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.
Ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.
Laureta Zyba punon si striptiste në klubet e natës në Prishtinë dhe ishte arrestuar për veprën penale, “bashkëkryrje në veprim”.
Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte denoncuar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.