Jeta e një të burri në moshë mesatare ka çuar në gjykatën nusen dhe vjehrrën. Ngjarja ka ndodhur në Britani dhe bëhet fjalë për burrin e identifikuar me iniciale R.S. Ky i fundit kishte pësuar një atak kardiak dhe që prej disa muajsh nuk kishte pasur asnjë reagim.
Për këtë arsye, gruaja ishte e mendimit që bashkëshortit të saj duhet t’i shkëputeshin aparaturat dhe të dërgohej në botën tjetër në mënyrë “dinjitoze”, siç ajo e quante, por nëna nuk ishte e këtij mendimi! Ajo këmbëngulte që djali i saj duhet të jetonte deri sa të kishte frymë. Çështja përfundoi në Gjykatë dhe në seancën gjyqësore, gjyqtari i dha të drejtë gruas.
“Gruaja e tij ka deklaruar se bashkëshorti kurrsesi nuk do të donte që të jetonte në këtë mënyrë, nuk do dëshironte që të ishte një barrë. Gjendja e tij e tanishme po i shkaktonte shqetësime të mëdha gruas së tij dhe fëmijëve të tyre. Ndërkohë, sipas mjekëve shanset që ai të përmirësohet janë të pakëta”, tha gjykatësi ne arsyetimin e tij.
Një vendim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga nëna, e cila tha se ishte “e shkatërruar” nga ky vendim.