Peshku me 4 këmbë, zbulohet rastësisht pas plot 420 milion vitesh

Disa gjuetarë peshkaqenësh u ndeshën rastësisht me një popullatë kolekantësh, një “peshk fosil” 420 milion vjeçar që mendohej se ishte zhdukur prej qindra vitesh.

Zbulimi u bë në pjesën jugperëndimore të Madagaskarit në Oqeanin Indian. Gjetja e jashtëzakonshme erdhi rastësisht.

Gjuetarët kishin vendosur disa rrjeta për peshkaqenët, por që rastësisht hasën në popullatën e peshqve të lashtë.

Kolekantët kanë katër pendë që veprojnë si gjymtyrë të cilat i dhanë dhe nofkën “Katërkëmbëshi i vjetër”.

 

Author: admin