Pesë qytetet më të sigurta në botë pas pandemisë

Qytetet në gjithë botën duhet të shikojnë politikat e sigurisë pas përballjes me pandeminë e Covid-19. Asgjë si Covid nuk e ka ndryshuar jetën në mënyrë rrënjësore në kohët moderne. Të gjitha shtetet në botë mbyllën qendrat e qyteteve dhe aplikuan masa kufizuese për hyrjen në restorante dhe objekte të ndryshme.

Në kohën kur gripi spanjoll goditi njerëzimin 14% e njerëzve jetonin nëpër qytete ndërsa në kohët e sotme jeton 57% e popullsisë botërore. Njësiti për Inteligjencën Ekonomike publikoi këtë vit raportin për sigurinë e qyteteve. Ata e bënë vlerësimin në bazë të këtyre indikatorve si infrastruktura, jeta digjitale, siguria personale, mjedisi dhe shëndeti.

Pesë qytetet që kryesojnë këtë renditje janë Copenhagen, Toronto, Singapori, Sydney dhe Tokyo. “BBC” intervistoi qytetarë të këtyre qendrave urbane për të vlerësuar sigurinë që ofrojnë në kushtet e reja të krijuara nga virusi.

Copenhagen

Copenhagen kryeson këtë listë për shkak të sigurisë mjedisore, cilësisë së ajrit, menaxhimit të mbetjeve urbane dhe hapësirës së blertë. Një nga faktorët kryesorë që ndikojë në përzgjedhjen e këtij qyteti ishte përballja e suksesshme me pandeminë. Copenhagen ka hequr të gjithë masat kufizuese nga muaji shtator.

Parqet kanë qënë të populluara nga qytetarët e Copenhagen gjatë gjithë kohës së pandemisë. Shoqëria daneze e përballoi mirë pandeminë për shkak të besimit të krijuar midis shoqërisë dhe institucioneve. Danimarka është shteti që ka nivelin më të ulët të korrupsionit në botë.

Në Copenhagen testet për virusin Covid-19 ofrohen falas për këdo dhe kjo strategji shëndetësore ka bërë të mundur kontrollin e numrit të infektuarve.

Toronto

Toronto listohet i dyti për shkak të pikave të forta si infrastruktura dhe siguria mjedisore. Qyteti ka si pikë të fortë komunikimin midis komuniteteve të ndryshme. Qytetari Filipe Vernaza deklaroi për BBC-në që komunitetet nuk jetojnë të izoluar nga njëri-tjetri.

Në Toronto është normale që të kesh lindur jashtë Kanadasë dhe të mos paragjykohesh për atë që përfaqëson. Institucionet shëndetësore krijuan disa programe të suksesshme vaksinimi për personat që nuk mund të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe personat me ngjyrë. Këto programe u mirëpritën pozitivisht nga qytetarët.

Singapori

Singapori ka si pika të forta sigurinë digjitale, sigurinë shëndetësore dhe infrastrukturën. Singapori përdori teknologjinë digjitale për të monitoruar njerëzit e infektuar dhe kontaktet e tyre. Qyteti ka vaksinuar 80% të popullatës dhe është një nga qëndrat urbane me numrin më të lartë të vaksinimeve.

Kjo strategji e ndjekur prej tyre ka bërë të mundur përballimin me sukses të pandemisë. Në objektet e qytetit mund të hysh vetëm nëpërmjet aplikacionit “Trace Together”. Autoritetet e përdorin këtë program për të kontrolluar personat që kanë pasur kontakt më personat e infektuar.

Turistët e kanë të detyruar ta instalojnë këtë aplikacion në momentin që mbërrijnë në qytet. Shumica e njerzve në Singapore punojnë nga shtëpia. Qendrat tregtare dhe atraksionet turistike ruhen nga vëzhgues vullnetarë për monitorimin e rregullave anti-Covid. Qyteti aplikon gjoba të larta për ata që shkelin rregullat. Nëpërmjet aplikacionit më të ri që kanë lançuar në këtë vend i cili quhet ”Space Out tool” qytetarët mund të shikojnë në kohë reale objektet më të populluara të qytetit.

Sydney

Sydney renditet në 10 vendet e para për sigurinë shëndetësore. Australia ishte një nga vendet e para që mbylli kufijtë dhe aplikoi rregulla strikte lockdown. Këto masa që morri qeveria australiane dhanë një efekt pozitiv në uljen e numrit të infektimeve.

Australia ka numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga virusi. Autoritetet kanë deklaruar që do heqin shumë shpejt pjesën më të madhe të kufizimeve dhe do lejojnë udhëtimet ndërkombëtare në nëntor pasi të arrihet vaksinimi i 70% të qytetarëve në shtetin e Uellsit Jugor te Ri.

Sydney është qyteti i parë në botë për sigurinë digjitale. Në qytet janë vendosur kudo kamera dhe sensorë për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë dhe komfort. Në Sydney mund të gjesh shumë vende ku mund të karikosh telefonin dhe të përdorësh internetin falas.

Tokyo

Kryeqyteti japonez u rendit i pesti në renditjen botërore dhe në krye të renditjes për sigurinë shëndetësore. Tokyo u vendos në krye të renditjes për shkak të këtyre faktorëve si përballimi i pandemisë, shëndeti mendor, jetëgjatësia dhe shërbimi shëndetësor falas. Japonia ka vaksinuar deri tani 60% të popullatës.

Qeveria hoqi gjendjen e emergjencës federale dhe një pjesë të kufizimeve në muajin shtator. Autoritetet kanë filluar të inkurajojnë përdorimin e pasaportës së vaksinimit nëpër ambiente publike dhe i kanë bërë thirrje bizneseve për ti bërë ulje personave që e përdorin. Tokyo ka një siguri të lartë infrastrukturore për shkak se ofron kushte të sigurta transporti, sinjalistikës miqësore për këmbësorët dhe rrjet rrugor të zhvilluar.

Niveli i krimit në qytet është në nivele të ulëta për shkak të bashkëpunimit të fortë midis qytetarëve. / abcnews.al

Author: admin