Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi, ku një burrë gjatë pushimeve ka humbur unazën e martesës. Gjithsesi ai ka arritur ta gjejë sërish pas 5 muajsh.
Një zhytëse arriti të gjente një unazë martese të zhdukur me vlerë një mijë dollarë, që burri e humbi pesë muaj më parë në Australi.
Susie Quintal dhe burri i saj, Nathan Reeves, të cilët jetojnë në Gold Coast, vizituan familjen në Norfolk Island, rreth 1,600 kilometra larg Sidneit, gjatë Krishtlindjeve.
Ndërsa Reeves ishte duke notuar, ai papritmas vuri re se unaza e tij në gisht i mungonte.
Të gjitha shpresat se unaza do të gjendej ndonjëherë ishin zhdukur, deri në këtë fundjavë, kur zhytësja hyri në det dhe papritmas vuri re që një peshk kishte një unazë.
Zhytësja nuk arriti ta kapte peshkun, ndërsa bëri thirrje që duhet ta gjejnë peshkun që të marrin unazën, pasi peshku do të rritet dhe unaza do ta dëmtojë atë.