Presioni i gjakut është një tregues i rëndësishëm i shëndetit të zemrës. Kur është i lartë, rrezikohemi nga një mori problemesh shëndetësore si goditje në tru, infarkt apo sëmundje të tjera kardiovaskulare.
Ushtrime sistematike
Respektimi i një programi ushtrimesh mund të parandalojë një rritje tjetër të presionit të gjakut. Sipas ekspertëve, një objektiv ditor prej gjysmë ore ushtrime me intensitet të moderuar është një objektiv i arritshëm dhe efektiv për trajtimin e hipertensionit.
Humbje peshe
Humbja e më pak se pesë kilogramë është gjithçka që duhet për të parë rënien e vlerave të presionit të gjakut.
Rregullimi që sjell humbja e peshës në presionin e gjakut është spektakolar, veçanërisht për njerëzit mbipeshë që kanë deri në gjashtë herë më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension.
Reduktimi i marrjes së natriumit
Sekreti për rregullimin e presionit të gjakut është reduktimi i natriumit (nën 1500 mg në ditë) dhe rritja e kaliumit.
Ju nuk keni nevojë të numëroni gramët e kripës për të arritur qëllimin tuaj. Mjafton të shmangni ushqimet e të gjitha llojeve të përpunuara dhe të gatshme dhe të vendosni në tenxhere një minimum kripë gjatë gatimit.
Diete e shëndetshme
Dieta mesdhetare është opsion ideal për uljen e vlerave të presionit të gjakut. Në çdo rast, dieta jonë duhet të jetë e pasur me fruta, perime, mish pa dhjamë, peshk, bishtajore dhe drithëra.
Ndaloni pirjen e duhanit
Pirja e duhanit rrit presionin e gjakut, duke shkaktuar dëme në muret e enëve të gjakut, inflamacion dhe arteriosklerozë.