Mesatarisht, një person lëshon gazra 15 herë në ditë dhe ky numër mund të arrijë deri në 40!
Gazrat prodhohen nga ajri i bllokuar dhe nga gazrat truporë. Ndërkohë që është një proces normal, mund të jetë e zhurmshme dhe turpëruese në disa raste dhe kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve i mbajnë.
Por, sipas “Bright Side”, kjo nuk është ideja më e mirë, sepse mund t’ju shkaktojë probleme të mëdha.
Trupi mund ta rithithë atë.
Kur e sforconi trupin për të mos nxjerrë gazrat, ai nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta rithithë atë. Ai fillon të qarkullojë përsëri dhe mund të dalë jashtë nëpërmjet gojës në formën e gromësirave.
Mund të shkaktojë dhimbje dhe urth.Kur tkurrni muskujt për të shmangur lëshimin e gazrave, ushtrohet presion brenda trupit dhe mund të shkaktohet dhimbje ose urth. Nëse bëhet rregullisht, mund të shkaktojë ënjtje edhe në aparatin tuaj tretës.
Ndikon në shëndetin e zorrës së trashë.Gazrat eliminojnë presionin në trupin tuaj. Mbajtja e tyre mund ta irritojnë zorrën e trashë dhe gjithashtu mund të shkaktojnë hemorroide.
Do t’ju bëjë të ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës.Ndërsa është ende e diskutueshme nëse mbajtja e gazrave ju fryn apo jo, është zbuluar se mbajtja e tyre brenda vullnetarisht ju shqetëson dhe ju jep përshtypjen se mund të jeni fryrë.
Mund të jenë duke sinjalizuar një problem më të keq.Edhe pse gazrat janë një proces normal, zhurma dhe aroma e tyre në të vërtetë mund të tregojnë për probleme të mundshme shëndetësore, si intolerancën ushqimore dhe problemet e tretjes .
Gazrat me aromë jashtëzakonisht të qelbur, mund të tregojnë një përmbajtje të lartë squfuri në trupin tuaj. Nëse ato janë të dhimbshme, ju sugjerojmë që të konsultoheni me një mjek.
Truket që duhet të përdorni për të shmangur gazrat me aromë të qelbur dhe me zhurmë: shmangni pijet e gazuara pasi ato prodhojnë më shumë gaz në trupin tuaj.
Hani pjesë më të vogla dhe përtypni ngadalë.
Konsumoni rregullisht ushqime si banane, patate, drithëra dhe grurë për të parandaluar aromën e keqe të gazrave.