Ish kryeministri Sali Berisha ka realizuar një komunikimim me mediat ditën e sotme për zgjedhjet e 14 majit.
Midis pyetjeve realizuar nga gazetarët nuk kanë munguar edhe pyetjet lidhur me personazhet viral në mediat sociale. Duke qenë se Berisha shfaqet aktiv në rrjetet sociale ai adhurohet edhe nga dy personazhe të Reality Show “Big Brother Vip”.
Më herët emri i Berishës është përmendur nga Luiz Ejlli, i cili ka shprehur edhe simpati për kreun e PD-së.
Sot që është finalja në “Big Brothe Vip Kosova” ai u pyet nëse ka ndonjë urim për Stresin, i cili e ka mbështetur gjithashtu Berishën në raste të vazhdueshme .
Berisha: E kam thënë se nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Natyrisht ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive artistike, ai është këngëtar showmen dhe do të jetë publiku që do t’i vlerësojë, por unë i mbetem asaj fjale. Secili ka diellin e tij si politikan nuk i’a lejoj vetes të ndërhyjë.