Duket se është përshkallëzuar protesta e shoqërisë civile, e cila nisi para kryeministrisë për rritjen e çmimit të karburanteve dhe të ushqimeve.
Tashmë dhjetëra shoferë kanë fikur makinat duke bllokuar kalimin e automjeteve. Rruga është e bllokuar në të dy kahet e Unazës, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës. Vargu i makinave po bëhet gjithmonë e më i madh.
Protesta ka nisur që prej orës 17:00 dhe po vazhdon ndërkohë që vihet re një numër i madh qytetarësh që kanë dalë të protestojnë kundër qeverisë.