Si e përjeton dikush dashurinë nuk e përjeton një tjetër. Është mënyra si e shprehim është ajo që na diferencon nga të tjerët duke na veshur me disa tipare unike. Shpesh këto të fundit mund të lidhen me muajin, orën e lindjes apo shenjën e horoskopit, ndaj Living sot do t’ju tregojë se si është të bini në dashuri me një Shigjetar.
Besohet se lidhjet me një Shigjetar janë të vështira në fillim, por nëse kjo fazë kalon, ju do të keni në krahë një person që do t’ju dojë gjithë jetën. Të lindurit në këtë shenjë janë njerëz që e duan lirinë, ndaj mos prisni vrullin që do të kishte një Luan apo një Akrep që në fillimet e një marrëdhënieje, plus që kanë frikë të përkushtohen me mish e me shpirt sepse nuk duan t’u thyhet zemra. Ata dashurojnë me pasion dhe me çdo qelizë të trupit, ndaj humbja e besimit, lojrat apo tradhëtitë do e “vrisnin” këtë shenjë.
Jeta me një Shigjetar është si një shëtitje në një park lojrash. Do të provoni lojrat nga më të çmendurat, do t’ju dhembë koka, do të qeshni pafund, do të argëtoheni e nuk do të mërziteni asnjëherë pasi nuk e durojnë monotoninë.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, seksi me Shigjetarin është gjithçka përveçse i mërzitshëm. Shigjetari është shenja më e hapur e zodiakut dhe ata janë të lirë të shprehin çdo dëshirë tyren, pa nguruar.