Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” ai u ndal tek kënga “Joy To The World” Askush nuk do ta besonte që Roberti ka momente të dobëta ku edhe mund të përlotet.
“Ka histori sa magjike, aq edhe të dhimbshme për mua. Është edhe e vështirë. Ka qenë kënga që mamaja ime kërcente. Kur vija unë nga shkolla ose nga jashtë se isha i vogël, dhe vija brenda mbetesha i mahnitur se ishte një korridor i gjatë me dritë. Tre burime drite dhe ndriçohej si skenë në fund të korridorit me errësirë. Ajo kërcente. Është një moment sublim që te unë krijoj modelin femëror, si duhet të jetë femra ime.
U çimentua tërësisht, nuk mund të ngatërrohesha me çdo lloj femra. Gjeja të mamaja ime çdo lloj dimensioni. Më ka ndihmuar gjithashtu ta vras simbolikisht, për të fituar lirinë. Që të mos jesh gjithmonë të mbrojtjen e dikujt, i paaftë. Dhe unë munda ta aplikoj me fëmijët e mi. Është një moment edhe i bukur, por edhe i dhimbshëm.” – tha Aliaj mes lotëve.
Ndër të tjera pohoi se krenaria më e madhe është Gala, e cila është e lidhur shumë me muzikën klasike, në piano. Por, a mërzitet Moza me 3 familjarë të famshëm? Aliaj nënvizoi se është një grua fisnike, e mençur, e kultivuar dhe nuk mërzitet aspak.