Përse nuk duhet ta përdorni kurrë telefonin në shtrat

Studime të shumta tregojnë se ai ka efekte te shëndeti dhe produktiviteti




Me siguri e dini se përdorimi i telefonit para se të flini nuk është një zakon i mirë. Shfletimi i rrjeteve sociale, luajtja e lojërave të rastësishme apo azhurnimi mbi gjëra të kota në internet nuk i bëjnë mirë mendjes para se të flini.

Megjithatë, ky zakon është edhe më i dëmshëm se sa duket në fillim. Studime të shumta tregojnë se ai ka efekte te shëndeti dhe produktiviteti. Më poshtë janë disa prej tyre, që do t’ju bëjnë të kuptoni se pse përdorimi i telefonit në shtrat është i dëmshëm.

NDIKIMET SHËNDETËSORE TË PËRDORIMIT TË TELEFONIT NË SHTRAT

Edhe pse në fillim mund të duket vetëm si një zakon i bezdisshëm, përdorimi i telefonit para se të flini mund të sjellë pasoja të dëmshme në shëndet në këto mënyra:




Efekti i dritës blu
Drita blu që rrezatohet nga telefoni mund të dëmtojë ciklin e gjumit. Një studim i Harvard Health tregon se ekspozimi ndaj dritës blu deri natën vonë mund të prishë ritmin kikardian të trupit, duke e bërë të vështirë që të bini dhe të qëndroni në gjumë. Për këtë arsye, disa njerëz përdorin syze për kompjuter, që të shmangin sforcimin e syve dhe lodhjen.

Nivelet e stresit
Shikimi, duke mos e pasur mendjen, i përmbajtjeve në internet mund të rrisë nivelet e stresit. Ju tashmë jeni të lodhur nga mbingarkesa me informacione, kështu që nuk është gjëja më e mirë që, ndërsa përpiqeni të flini, ta ngarkoni mendjen me më shumë përmbajtje.

Për më tepër, shikimi në një ekrani të ndritshëm e bën të vështirë për ju që të çlodheni. Nga ana tjetër, kjo ju bën të ndiheni të mbingarkuar dhe të shqetësuar.




Pagjumësia
Përdorimi i tepërt i telefonit në krevat mund të sjellë indirekt pagjumësi. Kjo është një pasojë e ndërthurur me efektet e tjera të përmendura më sipër. Kur drita blu bllokon prodhimin e melatoninës dhe jeni të stresuar çdo natë nga stimulimi i tepërt, kjo mund të sjellë pagjumësi. Për këtë arsye, në ditët e sotme, shumë njerëz kanë orare të tmerrshme gjumi.

PROBLEMET NË PRODUKTIVITET QË VIJNË NGA PËRDORIMI I TELEFONIT NË KREVAT

Përdorimi i telefonit nuk sjell vetëm shpërqendrim, ai mund të shkatërrojë gjithashtu produktivitetin tuaj. Ja se si:




Privimi i gjumit dhe mungesa e përqendrimit
Përdorimi i telefonit në krevat mund të sjellë mungesë vëmendje dhe përqendrimi gjatë ditës. Kjo ndodh sepse ju nuk po bëni gjumin çlodhës për të cilin keni nevojë, që të qëndroni produktivë gjatë ditës.

Edhe nëse nuk ndiheni të lodhur, mungesa e gjumit cilësor mund të sjellë gjithsesi vështirësi në përqendrim dhe rënie të përgjithshme të produktivitetit.

Ndikimi te shëndeti mendor
Një tjetër studim nga National Library of Medicine tregon se, njerëzit të cilët e përdorin telefonin natën vonë, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ankthi dhe depresioni se sa ata që qëndrojnë larg nga pajisjet elektronike para se të shkojnë të flenë.

Shumë përmbajtje online janë të bujshme dhe negative, duke sjellë efekte te shëndeti mendor gjatë natës. Kjo redukton drejtpërdrejt produktivin në ditën tjetër.




Mungesa e rutinës
Të pasurit e një rutine mëngjesi produktive është e rëndësishme, por është e kotë nëse nuk flini mjaftueshëm.

Kur ju përdorni telefonin gjatë natës, shpesh keni perceptimin se koha kalon më shpejt. Herët a vonë kuptoni se, nëse nuk flini menjëherë, nesër do të bëheni vonë për në punë apo shkollë. Kjo prish gjithë rutinën dhe redukton produktivitetin.

ALTERNATIVA TË PËRDORIMIT TË TELEFONIT NË SHTRAT

Le të shqyrtojmë disa alternativa të shëndetshme që mund të zëvendësojnë përdorimin e telefonit në krevat.

Lexoni një libër
Leximi i një libri është një nga mënyrat më të mira për t’u çlodhur para se të shkoni në shtrat. Jo vetëm ju lejon të largoheni nga realiteti për pak në një botë tjetër, por ju ndihmon të përqendroheni edhe në të tashmen dhe i jep trurit kohën për t’u çlodhur, duke mos u nxitur nga ekranet dhe njoftimet.




Dëgjoni muzikë çlodhëse
Përpiquni të dëgjoni muzikë çlodhëse para se të flini, në vend të listës së zakonshme muzikore të një shërbimi streaming. Ka pafund lista muzikore të krijuara për ata që duan të qetësohen para se të flenë.

Shkruani në ditar
Shkrimi në ditar është një mënyrë e mirë për të zbrazur mendjen dhe për të reflektuar për ditën që ju pret. Shkrimi i mendimeve që lindin gjatë ditës mund t’ju ndihmojë të zbrazni mendjen, në mënyrë që të çlodheni mirë, pa qenë e nevojshme t’i mbani brenda për gjithë natën.

Nëse nuk doni t’i hidhni mendimet “e zezë në të bardhë”, mund të mbani një të tillë në pajisjet elektronike. Bëjeni këtë gjë një orë para se të shtriheni. Nëse e bëni këtë në shtrat, kjo e anulon qëllimin.

Author: morevesh