Disa javë më parë, një foto e Anës dhe Arjonit në shtrat, bëri xhiron e rrjetit, dhe dyshja u pezullua përkohësisht nga ‘Përputhen’ deri në marrjen e një vendimi.
Ditën e djeshme në “Përputhen Prime”, Bora Zemani bëri të ditur që produksioni ka vendosur të përjashtojë Anën dhe Arjonin nga programi, duke qenë se dyshja kanë thyer rregullat e programit.
Ana tha në studio se nuk u mërzit nga vendimi sepse dhe ajo vetë e donte këtë gjë duke qënë se tashmë është në një proces gjyqësor me Arjonin.
Bora e pyeti nëse ajo ka ndonjë kërkesë të fundit dhe ajo kërkoi që Atdheu ta puthte.
Atdheu nuk vonoi, dhe u ngrit i dha Anës një puthje në buzë.
Ana: Kam një peng, Atdheun, më vjen shumë keq që nuk e pamë takimin e dytë të zhvilluar bashkë. Por nëse është Atdheu që njoh unë, nëpër takime flas, nuk do preferonte asnjëherë një femër si Sindi. Do më puthësh pak?
Atdheu: Do vazhdoj të qëndroj në program.
Ana: Ishte një puthje për të treguar që të kam xhan, ai do ulet aty dhe do gjejë dashurinë e jetës.
Atdheu: Ishte shumë bukur kjo. Unë do vazhdoj programin, por me Sindin nuk kam arritur aty ku kam arritur me Anën.