Përplasja në Big Brother!/ Qetsori: Të rren mendja se je tip i fortë. Luizi: Sa të dalësh në nominim, bën gati valixhet

Luizi Ejlli dhe Qetsori kanë pasur përplasjen e parë me njëri-tjetrin. Teksa Qetsori thoshte se do thyente rekord botëror duke fituar këtë edicion të Big Brother, Luizi që është i bindur se askush nuk mund t’ia marrë triumfin, e ironizoi duke i thënë që të provojë edicionin e tretë.



Më pas Qetsori i tha se i ka hipur vetja në qejf ndërsa më pas kujtoi përplasjen që ka pasur në ambient pune me Kiarën, por Luizi i tha se nuk i intereson aspak.

Pjesë nga debati

Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je…

Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra.

Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë.



Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua.

Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë.

Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet.

Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?

Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje.

Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf.

Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj.



Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?

Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më intereson hiç ti.

Author: morevesh