Personalitete të shumta nga shoqëria civile dhe media kanë reaguar në mbrojtje të anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma pas debateve të forta që ajo zhvilloi mbrëmjen e shkuar me publicistin Frrok Çupi.
Pedagogia Majlinda Keta tha se Duma u “dhunua në çdo element të komunikimit publik”, duke shtuar se “përtej emrit, është fenomeni”.
Ndërsa pedagogu dhe gazetari Erion Kristo, shkruan se i pëlqen fakti “që disa shkolla po ngrihen” në debatin publik.
Shkrimtarja Flutura Açka përdor një shprehje gjermane për ata burra që “në vend të trurit kanë kloset”, shoqëruar me një foto shpjeguese.
Ndërsa gazetari Fitim Zekthi thotë se zyra e propagandës së qeverisë për të mbuluar dështimet, çon në studio televizive “njerëz pa moral dhe të papërgjegjshëm”.
Ndërsa aktori Julian Deda thotë se propaganda komuniste ka si moto “denigrimin dhe përbaltjen e personalitetit të njeriut”.