Përgjigjet avokati i pastrueses/ Të kujt janë 404 mijë € në shtëpinë e Dobit?

Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi konfirmoi se për 404 mijë eurot e gjetura në banesën e klientëve të tij nuk ka ende asnjë denoncim.



Ai theksoi se hetimi do të tregojë se sa para i janë vjedhur zyrtares Alda Klosi.

“Sot kam kërkuar nga organi i akuzës objektin e gjykimi, është për 120 mijë euro apo për shumën totale?

Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencë do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë.

Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro. Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë.



Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.

Author: morevesh