Frytet e trëndafilit të egër kanë shumë benefite për shëndetin dhe bukurinë. Ky çaj bimor është shumë i pasur me antioksidantë dhe nutrientë të tjerë si kaliumi, kalcimi, magnezi, fosfori, zinku, niacina, hekuri dhe vitaminat A, C, E dhe K.
Një tjetër anë pozitive e këtij çaji është se nuk përmban kafeinë e cila mund të shkaktojë efekte anësore si dhimbja e kokës, nervozmi dhe ankthi. Është një pije që mund ta pini në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje. Një filxhan çaj trëndafili i egër mund t’i forcojë dhe mbajë qelizat tuaja të shëndetshme, kyçet tuaja pa dhimbje dhe sistemin imunitar të fortë.
Më poshtë do të lexoni për disa prej benefiteve të shëndetit dhe bukurisë nga integrimi i çajit të trëndafilit në jetën tuaj të përditshme.
Bën mirë për traktin respirator – Çaji i trëndafilit u jepej personave që vuanin nga problemet e traktit të sipërm të frymëmarrjes pasi zbut dhe zvogëlon simptomat. Një filxhan çaj trëndafili i egër është shumë efektv për të lehtësuar simptomat e astmës, kollitjes, fymëmarrjeve të shkurtra dhe hundëve të zëna. Falë sasive mbresëlnëse të vitaminës C, konsumi i tij mund të zvogëlojë ndjeshëm kohëzgjatjen e ftohjes.
Është i mrekullueshëm për kyçet – Hiqni dorë nga qetësuesit që prodhojnë efekte anësore dhe pini një filxhan çaji trëndafili të egër sa herë të keni dhimbje kyçesh.Ai ka veti të ulë në mënyrë efektive dhimbjen e kyçeve dhe ënjtjen. Nëse vuani nga artriti, pini këtë çaj bimor rregullisht sepse studimet kanë treguar që mund të rrisë mobilitetin e kyçeve të prekura deri në 25%.
Pirja e tij ka përfitime për sistemin e qarkullimit – Për shkak të antioksidantëve të shumtë, marrja e rregullt e çajit të trëndafilit të egër mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq i cili nga ana tjetër ul rrezikun për të vuajtur nga presioni i lartë i gjakut, sëmundje të zemrës, atak të zemrës dhe goditje në tru. A e dini se çaji i trëndafilit të egër është gjithashtu një burim i shkëlqyer i hekurit, një mineral që duhet për të luftuar mungesën e hekurit. Vitamina C e gjendur me bollëk në këtë pije të dashur, në të vërtetë ndihmon trupin tuaj të thithë hekurin më mirë.
Çaji i trëndafilit është i përkryer për tretjen – Thuhet se pirja e çajit të trëndafilit të egër para ngrënies mund të ndihmojë stomakun të tresë ushqimin dhe kjo i lejon trupit të përthithë mirë lëndët ushqyese. Lufton gjithashtu kapsllëkun, irritimin e stomakut dhe ulcerën.
Ju bën të dukeni të rinj – Siç e përmendëm më lart, çaji i trëndafilit të egër përmban vitaminë C. Vitamina C në të vërtetë është një lloj antioksidanti shumë i dobishëm për të mbrojtur qelizat tuaja të lëkurës nga radikalet e lira të dëmshme. Me fjalë të tjera, vitamina C në çaji ne trëndafilit, mund të ngadalësojë plakjen e lëkurës. Pirja e tij rregullisht mund të inkurajojë trupin të prodhojë më shumë kolagjen, një proteinë që ndihmon në parandalimin e zhvillimit të rrudhave.