Sajad Gharibi, i njohur si ‘Hulku Iranian’ ka demonstruar metodat e tij unike të stërvitjes për përballjen e tij të ardhshme me Martyn Ford duke goditur me grushte një mur.
Burri i fortë do të përballet me britanikun, i cili ka fituar emërtimin “njeriu më i frikshëm në planet”, në fillim të vitit të ardhshëm në Londër.
Dhe në përgatitje për ndeshjen, Gharibi ka hyrë në Instagram për të ngarkuar një video stërvitjeje.
Gharibi ka grumbulluar mbi 600,000 ndjekës në platformën e mediave sociale falë forcës së tij të jashtëzakonshme dhe pamjes unike të një njeriu të fortë.
Klipi katër-minutësh tregon Hulk-un iranian me stërvitjet e tij çnjerëzore.
View this post on Instagram