Pavarësisht “hat-trick” mbresëlënës të Lionel Messit në pjesën e parë, që e ndihmoi atë të kapërcejë 100 gola me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez nuk ka qenë në gjendje të shënojë në nëntë paraqitjet e tij të fundit për Albiceleste.
Edhe pse ishte pjesë e margjinave të triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës vitin e kaluar, Martinez u përball me kritika për paraqitjen e tij të dobët në Katar, ku humbi disa raste të qarta.
https://twitter.com/i/status/1640861231815831552
Që e ka humbur shënjestrën dhe “nuhatjen” për golin në kombëtare u provua edhe në miqësoren e kësaj të mërkure. Sulmuesi i Interit humbi një gol të sigurt nga vetëm pak metra larg portës së boshatisur kundërshtare.
Kjo ndodhi gjatë ndeshjes kundër Curacao, e fituar 7-0 nga të tijtë. Lionel Messi i dha një pasim “llokum”, sikurse thuhet me shaka, por kapiteni zikaltër bëri të pabesueshmen.
Ai u ngatërrua me topin në vend që ta shtynte drejt portës bosh të kundërshtarit. Me të vërtetë për të vënë duart në kokë se çfarë paska humbur!