“Për qëllime spektakli i rreshtuan listën e ish-të dashurve para miliona shqiptarëve”/ Balina Bodinaku reagon ashpër dhe shpërthen ndaj produksionit: Duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar

Balina Bodinaku ka reaguar ndaj videos që iu transmetua Kiarës si avantazh mbrëmjen e të martës në prime. Ish-opinionistja e Big Brother VIP shprehet se për qëllime spektakli po përdoren terma delikate dhe se transmetimi i asaj videoje para Kiarës ishte e gabuar.




“Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve. Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit. Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ndër të tjera Balina.

Author: morevesh