Dy shokë janë martuar me njëri-tjetrin, për “interes”. Po, kjo është një nga ato martesat që ia bëjnë të qartë njëri-tjetrit që në fillim.
Në mes nuk kishte asnjë lloj ndjenje, por duke shfrytëzuar miqësinë e mirë që kanë pasur Michael O’Sullivan, 60 vjeç dhe Matt Murphy, 85 vjeç lidhën kurorë në 2017 sepse ky i fundit nuk donte që të paguante taksën e trashëgimisë.
Matt i kërkoi mikut të tij prej 30 vitesh dhe kujdestarit që të martohej me të sepse donte që ai të trashëgonte shtëpinë që kishte në Stoneybatter, Dublin, pasi ai të vdiste, duke e parë kështu një mënyrë që ta shpërblente për shoqërinë dhe përkujdesjen që i kishte dhënë për vite të tërë, kështu nuk paguante as taksën që e detyronte shteti irlandez.
Dhe kështu ndodhi! Fatkeqësisht Matt ndërroi jetë dhe shtëpia në Stoneybatter u bë e tija pa burokracira të tepruara. Në fund, O’Sullivan rrëfen se do ishte shumë i lumtur nëse historia e tij do të bëhej një dokumentar.