Albano Bogdo ishte i ftuar së fundmi në “Roped with Olsi”, ku gjatë një loje i duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve me spec. Albano jo vetëm që s’ngurroi t’i përgjigjej të gjithave, por u përgjigj dhe shumë troç pa rezerva.
I pyetur për “Big Brother VIP”, Albano tha se të gjithë konkurrentët e acarojnë dhe këtu u ndal edhe tek lidhja e Donaldit dhe Beatrixës që është komentuar shumë në rrjet. Biseda mes Albano Bogdos dhe Olsi Bylykut:
Albano: Të gjithë më acarojnë, Ilir Shaqiri, Donaldi, Beatrixi, Monika Lubonja…të gjithë, mos harrova ndonjë se i ngelet hatri. 40 veta me një shtëpi aty, iu ngjitën Donaldit po ky si vete me Beatrixën, po lëre njeriun të fusi tollumbin në shërbet. Ça keni ju? E pret Bora jashtë, po shkriu bora pra, doli dielli, ça do bëjmë tani.
Olsi: Jemi në regjistrim. Albano: E di, i them me koshiencë unë këto, mbaj përgjegjësi! Olsi: Mos t’i pres domethënë këto që the! Albano: Po pse ça ka për t’u prerë? Për ça e zuri Donaldi atë? Për ta mbajtur në bufe për bukuri?
Ndërkohë Donaldi është personi më i klikuar në Google në Shqipëri momentalisht. Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ai ka lënë pas vetes edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti. “Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.
“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi ndër të tjera.