Teksa lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 12-të, një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se deri më sot në Ukrainë janë lëshuar mbi 600 raketa ruse.
Ndërkohë, sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi që trupa shtesë dhe mjete ushtarake amerikane të vendosen në pjesë të ndryshme të Evropës në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës për të mbështetur më tej aleatët e SHBA-së në NATO.
Rusia deri më tani ka lëshuar më shumë se 625 raketa në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i Pentagonit i cituar nga mediat amerikane. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka urdhëruar dërgimin e 500 trupave të tjera në Evropë, që do ta cconte numrin e trupave në Europë në rreth 100,000.