Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka treguar mbrëmjene sotme se kur do të vijë në Shqipëri vaksina e COvid-19.
Pipero than ë emisionin “Real Story” se ka informacione që vaksina do të vijë në Shqipëri shumë shpejt.
Sipas tij, vaksina do të vijë në vendin tonë në fund të muajit dhjetor, ose në fillim të janarit të vitit që vjen.
“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit. Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, deklaroi mjeku./korrieri.al