Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës duke theksuar se “non grata” nuk fshihet dot me gënjeshtra ordinere.
“Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u permendi dot as emrin?”, thuhet në deklaratën e selisë blu.
DEKLARATA
Dite e re mashtrim i ri. Non grata mundohet të fshehë aleancën e tij të non gratave dhe me krimin, me gënjeshtra ordinere.
Non Grata duhet t’u tregojë demokratëve, pse njerëzit e Qifes drejtojnë fushatën e tij në Vorë dhe Rrogozhinë?
Pse njerëzit e tij negociojnë për të ndarë territore me Vangjush Dakon?
Pse njerëzit e Tom Doshit bëjnë fushatë për të në Shkodër?
Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u permendi dot as emrin?
Të tjera pyetje kemi për non gratën që po përdor mekanizmat, biznesmenët dhe kriminelët e Edi Ramës për vota.
Me mashtrime dhe gënjeshtra, non grata nuk u fshihet dot demokratëve. Ata e dinë mirë që ai është gati ta shkatërrojë PD për hallin e tij.
Prandaj vota për Berishën dhe Metën, mban Ramën.