Pasi tha se fitorja e Luizit do të ishte dështim për vendin/ Kristi tregon “fituesin” e tij të BBVA

Kristi Aliaj, banori në nominim i shtëpisë “Big Brother VIP Albania” është shprehur se shikon fituese banoren e re, Jori Delli, një ditë pasi tha se fitorja e Luizit do të ishte dështim për Shqipërië.




Teksa ishte duke biseduar një natë me parë me banorin tjetër të ri të shtëpisë, Gertin, Kristi u shpreh se ka qejf ta shohë Jorin teksa flet mirëpo sipas tij asaj i mungon dinamika në lojë.

Kristi shton se modelja përcjell një naivitet pozitiv i cili i mbizotëron në lojë.




“Jorin ke qejf ka shohësh, ta dëgjosh vetëm se përcjell naivitet pozitiv, nuk po them se është budallaqe, nuk po them se nuk ka intuitë, por ka zgjedhur një gjë tjetër dhe mbizotëron kjo. Mua më pëlqen. Unë thashë, për mua ajo duhet të fitojë. Ajo mund të bëhet lojtar i fortë, po duhet të bëhet me dinake. Ajo duhet të mendojë pak më shumë për situatën.”

Kujtojmë se një ditë më parë Kristi tha: Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues”.

Në fakt, kjo deklaratë e Kristit, nuk iu drejtua vetëm Luizit, por të gjithë popullit shqiptar që ndjek ose jo “BBV.”




Krist Aliaj, i cilësuar shpesh nga opinionistët dhe disa banorë brenda “BBV” si një nga njerëzit “inteligjent” aty, i ka dhënë të drejtën vetes të gjykojë vendimin e një populli të tërë. Pavarësisht “inteligjencës” së tij, me të cilën mburret dhe e mburrin, Kristi (dhe askush tjetër) nuk e përcakton nëse zgjedhja e një pjese të madhe të popullit, është një dështim për vendin.

Author: morevesh