Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Çomo tregoi se ka votuar vetëm për numrin 12, atë që mbante në listë Partia Socialiste, ndërsa shtoi se nuk e kishte parë numrin e qytetarëve që kishin zgjedhur emrin e saj për t’i përfaqësuar.
Më 25 prill kam qenë në krye të detyrës, e prisja me dëshirë të madhe rezultatin. Isha e bindur në fitore, por ndryshe është kur je e bindur dhe ndryshe kur e shikon prej vërteti rezultatin. . Unë nuk e kam votuar Najadën në numrin dy. Kam votuar numrin 12. E quajta detyrim moral karshi PS që të votoja për PS.
Nëse votoja 12 detyrimisht forca politike do fitonte dhe do sillte dhe Najadën në parlament. Do jem njeri që do bëj më të mirën në atë vend. Kompromise që kanë lidhje me shëndetësinë, deklaroi Çomo.