Lionel Messi arriti të thyente rekordin e Peles duke shënuar më shumë gola për një ekip të vetëm.
Ylli argjentinasi javën e kaluar barazoi legjendën braziliane me 643 gola, ndërsa të martën mbrëma rrëmbeu vendin e parë me 644 gola me fanellën e Barcelonës.
Por firma e njohur e birrave Budweiser ka festuar golin e 644-të Lionel Messit në një mënyrë shumë të veçantë.
Ai ju ka dërguar të gjithë portierëve që Messi ju ka shënuar nga një shishe birre të personalizuar, me secilën shishe numrin përkatës të golave që ata kanë marrë nga Messi në pjesën e përparme të etiketës.
Gianluigi Buffon me anë të një foto në Instagram ka treguar se ka marrë dy shishe me numrat 514 dhe 515 kur Messi shënoi dy herë kundër tij në Champions League në vitin 2017.
Portieri italian shkroi në Instagram: ‘@budfootball … faleminderit për birrat. Do ta marr si një kompliment. Kemi beteja të shkëlqyera ndër vite! Urime për thyerjen e rekordit 644 @leomessi … me të vërtetë është një arritje e pabesueshme. Gëzuar!
Në një deklaratë nga Budweiser u tha: 644 gola, 644 birra të personalizuara, 160 portierë.
‘Leo Messi dorëzon në fushë, ne dorëzojmë jashtë fushe. Një shishe e personalizuar për secilin portier ‘.
Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga gjithashtu mori dy shishe nga Budweiser pasi pësoi dy gola ndaj Messit në ndeshjet e ligës kundër Barcelonës për Athletic Bilbao në sezonin 2017-18.
Ish-portieri i Valencias, Diego Alves besohet të jetë portieri që ka marrë më shumë gola të Messi të pësuar kundër tij, 19.