Ne emisionin “Soirée” i ishte dedikuar të gjithë vlonjatëve. Të ftuar në emision ishin këngëtar dhe aktorë të njohur me origjinë nga Vlora të cilët argëtuan publikun me këngë, valle dhe biseda ‘prej Vlore’ siç dhe e titulloi moderatorja Jonida Shehu.
Një ndër të ftuarat ishte edhe aktorja e njohur e humorit Rita Lati e cila u ngrit dhe këndoi një nga këngët e njohura vlonjate ‘Nën një portokalle’. Rita teksa u ngrit për të kënduar nuk ngurroi që të hidhte dhe një kunjë për kolegët.
“Unë kam kënduar parodi gjithë jetën dhe në një farë mënyre edhe kam kënduar ndonjë çikë”, tha Rita, teksa Bujar Asqeriu shtoi: “Rita ka qenë aktore dhe parodiste e shkëlqyer!”
“…Që s’më zëvendësuan dot aman!”, vazhdoi Rita me ironi. Mirëpo i pranishëm në sallë ishte dhe aktori Agron Llakaj dhe të shumtë janë ata që menduan se Rita këtë thumbim e kishte për të dhe për ish bashkëpunëtorin e saj Bujar Merën të cilët janë së bashku në ‘Al Pazar’.