Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret i cili do të kufizojë eksportin dhe importin e mallrave, raporton The Kiev Independent.
Autokrati rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që ndalon importin dhe eksportin e produkteve dhe lëndëve të para në vende të caktuara e që lista e vendeve do të publikohet brenda 48 orëve.
Të gjithë titujt në lëvizje të tregut kohët e fundit janë rreth bllokimit të importeve ruse nga SHBA, Britania e Madhe dhe Evropa, por ekziston rreziku që Rusia t’i ndërpresë ato nga ana e saj.
Nëse Rusia bllokon eksportet e naftës dhe gazit, rritja e çmimeve do të jetë stratosferike.