Një prift amerikan që pretendon se shpirti tij vizitoi për një kohë të shkurtër ferrin kur pësoi një atak kardiak, thotë se kur ishte në botën tjetër pa demonët që këndonin muzikën e Rihanna-s për të trazuar shpirtrat e ‘robërve’ të tyre.
Pastori nga Michigan shton se në atakun kardiak të vitit 2016 ai vdiq përkohësisht, por kishte vizione të qarta sesi shpirti tij zbriti në qendër të tokës duke parë atë që ndodhte në ferr.
Pohimet e tij vijnë disi në kundërshtim me atë që shumë thonë kur arrijnë të shikojnë atë që gjendet në “anën tjetër” që zakonisht sipas raportimeve konsiston në “një dritë të shkëlqyer dhe një ndjenjë të thellë dashurie të fortë”.
Ata që kanë kaluar këto eksperienca të thuajse vdekjes, besojnë se ka një jetë të përtejme dhe kur rikthehen në jetë kanë një këndvështrim krejt tjetër për të.
Pastori thotë se kur ishte në anën tjetër ai pa qartë pamjet e ferrit dhe sesi demonët trazonin të pranishimit me anë të “muzikës” së tyre.
Ai tha: “Shpirti im doli nga trupi dhe besoja se po ngjitej lart, ndoshta sepse besoja se kisha bërë aq shumë të mira në jetën time me vendime pozitive”.
“Por çuditërisht po shkoja poshtë. Kjo ishte një pjesë e ferrit ku luhej muzikë, një muzikë që e dëgjoja edhe në tokë, por në vend të këngëtarëve, atë po e këndonin demonët”.
“Lirikat i kisha dëgjuar dhe këtu në tokë por ato përdoreshin si një torturë ndaj atyre që nuk e kishin adhuruar të muzikë në kohën kur ishin këtu në tokë”.
Mes këngëve që këndoheshin nga demonët ishte ‘Umbrella’ nga Rihanna, si dhe ‘Don’t Worry, Be Happy’ nga Bobby McFerrin, mes të tjerave.
‘Lift Me Up’, ishte një këngë e re e Rihanna, kengetare e cila është konfirmuar si performuese në shfaqjen e Super Bowl këtë vit në SHBA.
Për këtë të fundit pastori thotë me shaka se demonët duhet ta përpunojnë pak ose t’i shtojnë material të ri për ta përdorur per qëllimet e tyre.