Henley Passport Index ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020. Radhitja u krye duke u bazuar në numrin e vendeve që mund të kenë akses poseduesit e këtyre pasaportave.
Në mënyrë surprizuese vendin e parë e zë Japonia me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione. Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione.
Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermani rënditet e treta gjithashtu me 189 destinacione. Fqinjët e Italisë rënditen në vendin e 4 me 188 destinacione.
SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me plot 184 destinacione. Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione.
Të gjitha vendet e rajonit janë më lart se vendi ynë.Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.