Një aeroplan i Yeti Airlines u rrëzua pranë Pokhara, Nepal, duke vrarë 68 persona.
Një VIDEO LIVE i bërë përmes Facebook nga një pasagjer nga India tregon me detaje se si janë jetuar sekondat e fundit brenda fluturimit ATR 72 para përfundimit tragjik.
Sipas mediave të huaja, kjo është tragjedia më e rëndë e aviacionit në vendin e vogël Himalayan në gati pesë vjet.
Qindra ekipe shpëtimi vazhduan të kërkojnë zonën ku u rrëzua avioni , i cili kishte nisur fluturimin nga kryeqyteti Katmandu.
“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar ,” tha Jagannath Nirula , një zëdhënës i Shërbimit të Aviacionit Civil të Nepalit, teksa në rrjetet sociale po qarkullon një video e asaj që duket të jetë momente para rrëzimit të Yeti Airlines ATR72, që mbante 72 pasagjerë pranë aeroportit Pokhara.