Pas Turqisë tërmeti godet Indonezinë, të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Indonezi, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi vendin.




Autoritetet vlerësojnë se tërmeti kishte magnitudë 5.1 Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në jugperëndim të qytetit Jayapura, bën me dije Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.

Tërmeti shkaktoi dëme të shumta pranë epiqendrës, ku një prej tyre ishte edhe një qendër tregtare.

Tërmeti në Indonezi vjen vetëm 3 ditë pas tërmeteve të fuqishëm që goditën Turqinë dhe Sirinë, ku kanë humbur jetën të paktën 16 mijë persona.

Author: morevesh