Pas sulmeve me raketa që erdhën sot nga pala ruse në drejtim të Ukrainës, reagon edhe kryeministri Edi Rama.
Në twitter ai shkruan se i bashkohet NATO-s dhe BE-së sa i takon qëndrimit ndaj Rusisë, duke e dënuar veprimin e saj.
“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas.”, shkruan Rama.