Olti Currin dhe Arbana Osmani, prej kohësh janë përfolur në media se rapo rti i tyre mund të jetë kri sur nga angazhimet që kishin në formatin e ‘Big Brother’. Që nga ajo kohë asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të flasë për një çështje të tillë.
Së fundmi Olti Curri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pardon my french’. Tema u prek nga moderatorja Jonida dhe Olti ka vendosur që të zbulojë se çfarë ka ndodhur mes tyre:
“Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: “Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani.” Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur. E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në “Fans’ club” dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në “Fans’ Club” mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t’i jem besnik atij emisioni“.
Gjithashtu blogeri i njohur teksa u pyet se çfarë mendon që formati i Big Brother Vip iu besua përsëri Arbanës, ai shprehet:
“Shumë mirë! Është shumë mirë Arbana! I përshtatet më shumë këtij formati. Big Brother do dikë që ka kaluar personazhet e njohur, ka bërë intervista, njeh situatat familjare. Aq më pak “Big Brother VIP” që është shumë më i vësht irë sepse VIP-at e njohin fuqinë e medias dhe personazhit. Kështu që Arbana është OK”, u shpreh Olti.