Pas sherrit të Romeos me sigurimin, Donaldi merr VENDIMIN e radhës!

Donaldi ishte një ndër pretendentët më të fortë për ta fituar ketë Big Brother, megjithatë ai nuk arriti ta merrte çmimin e madh. Kjo ka shkaktuar shumë pakënaqësi në rrjet, e sidomos te vëllai i tij Romeo.

Mbrëmjen e së premtes Romeo është përplasur me produksionin pas fitores së Ilirit. Në një video virale ai shihej i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit, ndërkohë thuhet se dy vëllezërit e njohur kanë hequr dorë nga emisioni i tyre në Top Channel.

Mirëpo a do të jetë Donaldi pjesë e “Post BBVIP”?!
Afterparty.al mëson se ish-banori VIP, Donald Veshaj ka vendosur të mos paraqitet në regjistrime për “post”, duke shtuar dyshimet se fjalët që nuk do të vazhdojnë emisionin të jenë të vërteta.

Author: morevesh