Emiriona Lekbello, modelja e cila u bë pjesë e realityshow-t më të famshëm për momentin, Big Brother në vetëm pak kohë u bë banorja e preferuar për shumë për publikun jashtë.
Pikërisht natyra e saj, reale dhe pa dorashka bëri që të përballojë mjaft mirë çdo sfidë dhe debat me banorët e tjerë, pasi ajo fliste hapur dhe pa rezerva.
Por ajo cfarë ka habitur sërish fansat, është pikërisht ajo ç’ka ka deklaruar vetë Lekbello e cila ka dhënë deklaratën e fuqishme të ofertës që i është bërë nga produksioni pikërisht pas hyrjes së 4 ish-banorëve në prime-in e së martës.
Gjatë një komunikimi live me gazetarin Olti Curri, burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se autorët e Big Brother kanë kërkuar që ajo të rifutej përsëri në këtë reality show, por artistja nuk ka pranuar.