Ish-kryeministri Sali berisha ka njoftuar se në orën 20:00 do të zhvillojë një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.
Konferenca e Berishës bëhet pas Referendumit që u mbajt ditën e sotme për shkarkimin e Lulzim Bashës si kreu i Partisë Demokratike, ndërkohë që janë publikuar edhe rezultatet e disa prej qendrave të votimit.
Kujtojmë që ditën e sotme u zhvillua edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku delegatët demokratë votuan “pro” përjashtimit të Sali Berisshës nga çdo funksion në PD.