Pas puthjes në dasmë, Nita dhe Bledi përqafohen sërish: Kush e di sa lajme janë bërë jashtë!

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u organizua një dasmë tradicionale kosovare.

Të gjithë banorët ndanë rolet dhe nuse ishte Nita Latifi, e cila zgjodhi që dhëndri të bëhej Bledi Mane.




Pasi kryetari i Bashkisë që si rol e kishte Luiz Ejlli, Nita dhe Bledi u puthën në buzë. Fillimisht gazetari e puthi në ballë këngëtaren, por banorët këmbëngulën që ata të jepnin një puthje në buzë.

Pasi ka mbaruar dasma, Bledi dhe Nita kanë biseduar së bashku në dhomën e gjumit, ku kanë përmendur edhe puthjen e tyre. Ata hamendësuan se sa lajme mund të jenë bërë në lidhje me këtë detaj.

Pjesë nga biseda:

Nita: Kush e di sa lajme janë bërë jashtë. Bledi, opnionisti puthi… Edhe që kanë filluar të më pyesin ‘të pëlqen Bledi?’.

Bledi: Edhe mua

Nita: Me vërtetë?

Bledi: Po. Ndaj nuk erdha unë, edhe te tavolina u ula larg. Nuk dua unë kështu

Nita: Hë ç’bëhet

Bledi: Maestro njëherë e ka detyrë kështu, o do na martojë ne

Nita: Maestron e ke çdo ditë në çdo moment

Bledi: Do vi në dasmat tuaja, nuk do marr shumë lekë, por do vi

Author: morevesh