Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar disa foto në ‘Facebook’, ku duken edhe dëmet e shkaktuara gjatë protestës së zhvilluar në 8 janar në selinë e PD.
Bashkangjitur fotove të publikuara Basha shprehet se ajo që u shkatërrua nga ish-kryeministri Sali Berisha , do të ngrihet më e fortë nga demokratët.
‘Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!’, shprehet ai.