Pas ndarjes nga Alfio, jeta e Fatmës është plot lule! Kush po ia sjell ?

U bë më shumë se 1 vit që kur ‘Iconstyle’ ndau ekskluzivisht me publikun lajmin e ndarjes së çiftit Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani. Tashmë, secili ka vazhduar jetën e tij, Alfio me restorantet ndërsa Fatma angazhohet si moderatore në disa festivale e evente të ndryshme.




Por, gjëra të bukura paska në jetën e saj. Moderatorja ka bërë publike një mori fotosh në Instagram, ku në secilën prej tyre nuk mungon buqeta e madhe me lule. Ajo duket e lumtur, teksa pozon para aparatit.

 

Pyetja jonë është: kush i dërgon kaq shumë lule Fatmës? Mos vallë ajo ka rigjetur sërish dashurinë?

Teksa mbetemi kuriozë për personin misterioz, kujtojmë se Alfio, nga ana tjetër është përfolur se ka nisur një lidhje. Asgjë nuk është mohuar e as pohuar deri më tani.

Ndarja e çiftit u konfirmua nga vetë Alfio pak muaj më parë, përmes një shkrimi të gjatë në Instastory, ku shprehej se nuk janë më bashkë prej një viti.

‘Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. ‘

Author: morevesh