Pas mesazheve, Luizi ka dicka për t’iu thënë ndjekësve të tij (VIDEO)

Përpos droneve të panumërt dhe mesazhe të shumtë nëpërmjet aplikacionit “Big Love”, Luizi ka dicka për t’iu thënë ndjekësve të tij.

Teksa ndodhej në suitën e fituar nga Kiara, Luizi është shprehur falenderues ndaj ndjekësve të tij pasi ia kanë bërë jetën më të bukur.

“O jeni të mirë o zot ma keni zbukuru ditën, jetën, realisht. Ishalla o zot ju kena dhuru vec kënaqësi, vec gëzim, vec buzëqeshje dhe lojë të fortë dhe ishalla po gëzojmë të gjithë bashkë në fund. Uroj mos t’iu zhgënjej kurrë”, shprehet Luizi.

Megjithëse këngëtari nuk është në dijeni pasi ndodhet brenda reality show-t, një “GoFundMe” është hapur pikërisht për të, ku në vetëm pak orë janë grumbulluar plot 9 mijë euro.

Author: morevesh